Enver Dugolli, do të jetë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje në garën për deputet të Kuvendit të Kosovës, në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Lajmin e ka konfirmuar dega e LVV-së në Drenas, përcjell Bota sot.
Njoftimi i plotë:
Këshilli i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje! Drenas ka bërë votimin e kandidatit për deputet në listën e Lëvizjes Vetevendosje!.
Në garë morën pjesë dy kandidatë Avdyl Mziu dhe Enver Dugolli.
Këshilli i Qendrës në Drenas, me shumicë votash zgjodhi z. Enver Dugolli si kandidat nga Drenasi për zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.