Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, ka bërë sot vizitë në Komunën e Mitrovicës.
Hoti thotë se në këtë vend, ka parë atmosferë dhe entuziazëm për fitoren e LDK-së.
”Mitrovica, Faruk Spahija dhe LDK-ja janë një!
Çfarë atmosfere, entuziazmi dhe mobilizimi i krijuar nga strukturat dhe anëtarët e degës tonë, për fitoren e LDK-së dhe të Republikës së Kosovës.
Adresa politike e Presidentit historik, Dr.Ibrahim Rugova ishte një dhe e vetme, LDK-ja, ndërsa njëri ndër bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë ishte i pari i kësaj komune, Faruk Spahija.
Zoti e bekoftë Mitrovicën!
Zoti e bekoftë LDK-në!”.