Gashi: Jemi mësuar që AAK-ja t’i lë në lloç para zgjedhjeve

Aktuale

Gashi: Jemi mësuar që AAK-ja t’i lë në lloç para zgjedhjeve

Më: 13 janar 2021 Në ora: 20:56
Arben Gashi

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka komentuar dorëheqjen e ministrit në detyrë të Ekonomisë, Blerim Kuçit.

I pyetur se a po i duket se AAK-ja po i lë në lloç para zgjedhjeve, Gashi tha se “jemi mësu”.

“Jemi mësu, besoj që Blerim Kuçi do të jap përgjegjësi para elektoratit dhe para kryeministrit për këtë”, tha Gashi në Kallxo Pernime.

Ministri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi, ka dhënë sot dorëheqje nga pozita e tij.

Kuqi ka thënë se vetë ka kërkuar që të lirohet nga detyra për shkak të angazhimeve në fushatën parazgjedhore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat