Avokati Arianit Koci, thotë se një serial prej më të shikuarve në botë e paraqet Kosovën si një vend skajshmërisht primitiv.
Sipas tij, Kosova imazhin në botë e ka zero.
E ky reagim i Kocit ka ardhë pasi që, seriali Homeland, në platformën Netflix, Kosovën e paraqet si një vend ku terroristët islamik e kanë çerdhen.
Madje, sipas Kocit, në këtë serial thuhet se, edhe elementet kimike për krijimin e Sarinit, gasit vdekjeprurës i kanë deponuar në Kosovë.
Reagimi i Kocit:
1.
Në një prej serialeve më të shikuara në botë, Homeland - në platformën Netflix, Kosova paraqitet si vend ku terroristet islamik e kanë çerdhen.
Madje, elementet kimike për krijimin e Sarin-it, gasit vdekjeprurës, i kanë të deponuara në vendin tonë.
2.
Terroristët, pasi që afër Prishtinës e marrin substancën vdekjeprurëse (nerve agent), i cili sipas NATO-s, konsiderohet si armë e shkatërrimit në masë, i planifikojnë sulmet anëkend Evropës.
3.
Pamjet e xhiruara në serial, e paraqesin Kosovën si një vend skajshmërisht primitiv.
Nuk e di, ndoshta edhe jemi.
Unë si duket e shoh vetën dhe vendin tim, me një optike tjetër.
Sidoqoftë, imazhin në botë e kemi zero.
E imazhin e bëjnë politikanët dhe diplomatët tanë.
Pas tyre, edhe ne të tjerët.