Aktivisti Rron Gjinovci dhe gazetari Valon Syla në emisionin Pressing, ka zhvilluar një debat lidhur me figurën e Hashim Thaçit.
Gjinovci ka thënë për Thaçin se në bazë të meritave si drejtor politik i UÇK-së është bërë milioner dhe president.
“Thaçi ka qenë drejtor politik i UÇK’së, me ato merita është bërë milioner dhe president. E tash po shkon në Hagë sepse duhet me u përgjigj edhe për ato tjerat cka ka ndodh. Vetëvendosje ka me i thy rekordet, dalë-ngadalë Hashim Thaçi harrohet krejt”, është shprehur Gjinovci.
Nërsa Syla i ka thënë se Albin Kurti e ka kompleks Rugovën dhe Thaçin, sepse ia kanë zënë vendin.
“Në historinë e Kosovës kanë me u mbajte mend Hashim Thaçi dhe Ibrahim Rugova”.
“Albin Kurti e ka kompleks Rugovën e Thaçin, ia kanë zënë vendin në historinë”, shtoi Syla.