Analisti politik, Rrahman Paçarizi ka thënë që një debat mes dy kandidatëve për kryeministër të liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit dhe Enver Hoxhajt nga PDK-ja, do të ishte sipas tij, i qëlluar.
“Një debat i tillë do të ishte i shëndetshëm, sepse njerëzit do t’i kishin pa përballë njëri – tjetrit për herë të parë. Në Kosovë, ekziston një bindje që Albin Kurti është gati profet , kaq larg ka shkuar”.
Paçarizi tha që megjithatë një debat i tillë, nuk mund të ndikojë te elektorati aktual i VV-së, pasi sipas tij, njerëzit e kanë ndarë mendjen në një masë të madhe.
“Kisha pasë dëshirë me pa një debat Kurti – Hoti, sepse kanë garuar bashkë në zgjedhjet e kaluara, por me të njëjtat slogane ‘Ndryshimi’. Kjo puna e ndryshimit në Kosovë, do një analizë serioze, por për shkak të sistemit të arsimit në Kosovë ne s’kemi një elektorat që do i analizonte argumentet. E kemi një elektorat, që në një masë të madhe vendos paraprakisht se për kë të votojë”.