5,567 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Aktuale

5,567 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Më: 14 janar 2021 Në ora: 07:59
Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.825 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 299 raste pozitive.

IKSHPK njofton se numri total i rasteve pozitive është 54.560 raste nga 201.918 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.388 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 526 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 47.605 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.567.

Ndryshe, ditë më parë është paralajmëruar për lehtësimin e masave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat