Në fillim të muajit dhjetor ndryshime u bënë në një prej pjesëve më të frekuentuara në Prishtinë, pikërisht tek rrethrrotullimi në lagjen ‘Arbëria’.
Ky rrethrrotullim u bë me ndarje fizike, e që sipas komunës u realizua që të ndihmojnë në rregullimin e trafikut dhe rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëtarët në komunikacion.
Por pikërisht që nga vendosja e këtyre ndarëseve në rrethrrotullim, qytetarët kanë pasur ankesa të shumta, pasi çdo ditë paradite e pasdite përballen me kolona të shumta të cilat krijohen pikërisht për shkak të kësaj arsye.
E njëjtë ishte situata edhe mëngjesin e sotëm, ku qytetarëve iu desh të presin shumë gjatë për të arritur në cakun ku edhe ishin nisur.
Në Facebook janë publikuar edhe disa fotografi që shfaqin qartazi problemin në fjalë.