Behramaj thumbon Rron Gjinovcin: A te kujtohet kur thurje lavde për Hashim Thaçin?

Aktuale

Behramaj thumbon Rron Gjinovcin: A te kujtohet kur thurje lavde për Hashim Thaçin?

Më: 14 janar 2021 Në ora: 09:55
Adil Behramaj

Këshilltari i Presidentit, Hashim Thaçi, Adil Behramaj ka thumbuar analistin Rron Gjinovcin, duke ia kujtuar periudhën kur punonte me Thaçin. 

Behramaj ka thënë se Rron Gjinovci nga 27 prill 2018 deri me 5 qershor 2020 ka qenë në marrëdhënie pune me Hashim Thaçin, si i emëruari i tij.

Ai ka vazhduar të thotë se në atë periudhë, Gjinovci thurte lavde publike për Thaçin.

Në fund të shkrimit të tij në Facebook, ka pyetur se a ka qenë e poshtër edhe paga që e ka marr nga Presidenca gjatë mandatit të Thaçit?

Ky është statusi i tij i plotë: 

Pritoj të merrem me këtë kontaminuesin e opinionit publik. Por, për hir të së vërtetës, ky Rron Gjinovci ka qenë në marrëdhënie pune me Hashim Thaçin, si i emëruar i tij. Kjo marrëdhënie e punës ka zgjatur nga 27 prill 2018, deri më 5 qershor 2020. Njëherit kjo ka qenë periudha e Rron Gjinovcit kur i thurte lavde publikisht Hashim Thaçit.

A ka qenë e poshtër edhe ajo pagë që e ka marrë nga Presidenca gjatë mandatit të Thaçit? ?

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat