Njëri ndër pjesëtaret më të vjetër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj, ka thënë se nuk do to kandidojë për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ish zëvendës kryeministëri i Kosovës u shpreh se ky ka qenë vullnet i tij.
Salihaj, për Gazetën inFokus ka treguar edhe arsyen se pse nuk dëshiron të jetë kandidat për deputet në këto zgjedhje.
“Unë kam shfaqur vullnetin tim që në këto zgjedhje të mos kandidohem, që të krijojë mundësi për kandidatët e tjerë të cilët do ta provojnë fatin kjo do të jetë arsyeja që nuk do të kandidohem”, ka thënë ai.
Gjithashtu, Salihaj është shprehur se pavarësisht mospjesëmarrjes së tij, ka besim të plotë në LDK-në.
Ai ka deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës është partia e cila do të shpëtoi Kosovën nga situata në të cilën gjendet.
“Është një situatë e vështirë do të mobilizohemi maksimalisht që të ketë rezultat të mirë LDK-ja dhe të kemi institucione më stabile, sepse për fat të keq institucionet e Kosovës janë destabilizuar sepse brenda një viti kemi dy qeveri kjo është një situatë e keqe për Kosovën. LDK-ja gjithmonë ka qenë konstruktive do të punojmë që të kemi një stabilitet më të gjatë”, ka thënë ish-deputeti i LDK-së.