Të gjithë qytetarët që furnizohen me ujë të pijshëm nga KRU “Gjakova”, mund ta përdorin këtë ujë edhe pas reshjeve dhe vërshimeve që kanë përcjellë vendin gjatë ditëve të fundit.
Zëdhënësja e KRU “Gjakova”, Dafina Syla- Dina, tha që uji edhe pas vërshimeve është në cilësinë e duhur
“Siguroj te gjithë konsumatorët që uji është i cilësisë së lartë dhe është në nivel të duhur” tha Dina.
Tutje, ajo tha që sa i përket të gjithë zonës nga uji i Radoniqit uji konsumohet dhe është në gjendje të rregullt.
“Ritheksoj që këto komuna janë shumë me fat që e konsumojnë këtë ujë” u shpreh Dina.
Problemi i vetëm sipas Zëdhënëses Dina është me kanalizimet sidomos gjatë vërshimeve.