Ish mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi, ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje.
Lajmin e ka bërë të ditur vet ai në një postim në Facebook.
Loshi i cili njihet edhe si njohës i mirë i çështjeve politike, ka shkruar se është koha për veprime direkte politike.
“Miq të nderuar, kam aderuar në Lëvizjen VETËVENDOSJE. Koha për veprime direkte politike! Llogaris në mirëkuptimin dhe mbështjen morale tuajen. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Loshi në Facebook, përcjellë “Bota sot”.