Dje, kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj ka bërë ftesë publike ndaj Albin Kurti nga VV që të ballafaqohen në gjashtë debate.
“Debati është i domosdoshëm për çdo demokraci. Sot i bëj thirrje Albin Kurtit që t’i kemi 6 debate. Debate serioze. Debate informuese. Ashtu që qytetarëve t’ua ofrojmë informacionin dhe elementet e nevojshme për ta marrë vendimin e tyre”, ka thënë Hoxhaj.
Zyra për Media e Vetëvendosjes kanë thënë se janë shumë të zënë dhe se nuk janë duke u marrë me një çështje të tillë.
“Nuk kemi diskutuar ende në lidhje më çështjen në fjalë, jemi shumë të zënë për finalizimin e listës së kandidatëve për deputetë dhe disa çështje tjera. Momentin që do vendosim, ne do i përgjigjemi publikisht” – ka thënë Manxhuka.
Debat ballë për ballë mes kandidatëve për kryeministër në Kosovë, asnjëherë nuk ka ndodhur në historinë e zgjedhjeve parlamentare.