Veprimtari i çështjes kombëtare, Sabri Maxhuni – Novosella, ka paralajmëruar fundin e Albin Kurtit.
Novosella përmes një postimi në Facebook, ka dhënë dy opsione nëse lideri i LVV-së, Albin Kurti bëhet kryeministër.
Sipas tij, ose ka me i pranua ato që i ka kundërshtuar që 20 vjet ose ka me marr fund.
“E them me përgjegjësi morale dhe penale:
Nëse Albin Kurti zgjidhet kryeministër, ose ka me pranuar çka ka kundërshtuar qe 20 vjet, ose ka me u tërheq dhe ka me marrë fund me gjithë VV-në!”, shkruan Novosella.