Paneli për Ankesa dhe Parashtresa ka hedhur poshtë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, për mënyrën e votimit nga personat e regjistruar jashtë Kosovës.
VV-ja ka dërguar para pak ditësh ankesën në PZAP për vendimin e KQZ.
Madje, VV-ja ka reaguar ashpër për vendimin e KQZ, duke thënë se mërgimtarëve po iu vështirësohet votimi.
Ankeksa është hedhur poshtë para pak çastesh.