Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Hungarisë në Prishtinë Jozsef Bencze, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunim në aspektin ekonomik, edukimit dhe kulturës.
“Ambasadori i shtetit mik, Hungarisë, Bencze e ka vizituar fillimisht Universitetin “Kadri Zeka”, në vitin e Kadri Zekës, duke na bërë nder të gjithëve, duke prezantuar programin për studentët për të studiuar në universitetet e Hungarisë. Unë e njoftova ambasadorin për zhvillimet pozitive në Gjilan.
Besoj që do të takohemi shumë shpejt për t’i zhvilluar programet tona të përbashkëta në nivel komunal”, tha Haziri.
Ndërsa ambasadori Bencze konfirmoi se kanë bashkëbiseduar për bashkëpunimin në disa programe në aspektin ekonomik, edukimit dhe kulturës, thuhet në një komunikatë për media të Komunës së Gjilanit.