Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka aderuar sot në Partinë Demokratike të Kosovës.
Kjo u bë e ditur gjatë një konference për media. Nga aty Qalaj ka thënë se ka qenë e vështir të largohet nga Policia e Kosovës, por siç ka thënë ai këtë vendim e ka marrë për shkak të degradimit që ka ndodhur kohet e fundit në këtë institucion.
Ai ka thënë është kyçur në politikë pikërisht që institucionet e sigurisë të mos ndikohen nga politika.
“Unë sot jam i nderuar që do të jem anëtar i PDK-së. Me ketë parti kam pasur dhe kam shumë miq, të cilët gjatë periudhave të ndryshëm kanë kontribuar në zhvillimin e vendit. Ka qenë e vështir të marr vendin për largimin nga Policia e Kosovës. Mirëpo rrethanat ndryshuan dhe filloj një degradim enorm në institucion e policisë, duke parë se nga brenda nuk mund të ndikojë që ky degradim të ndërprehet, vendosa që të kyçem në politikë, dhe të kontribuooj që politika mos të ndikoj në institucionet e sigurisë. PDK është më një program të qartë të zhvillimit ekonomik”, ka thënë Qalaj.