Kurti: Kemi shumë punë përpara, por edhe një fitore të madhe

Aktuale

Kurti: Kemi shumë punë përpara, por edhe një fitore të madhe

Më: 14 janar 2021 Në ora: 13:56
Albin Kurti

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se sot bashkë me Vjosa Osmanin kanë nënshkruar marrëveshjen e tyre për një listë të përbashkët garuese në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kurti tha se sot kur na ndajnë saktësisht një muaj nga zgjedhjet e reja parlamentare në Kosovë, jaën të gëzuar dhe kanë kënaqësinë që do të garojnë bashkë me Vjosa Osmanin në këtë listë.

“Do të na gjeni në kryeminsitri me subjektet tona politike dhe do të na gjeni në të njëjtin vend e të njëjtin qëllim. Kemi bërë marrëveshje me parime dhe synime politike, të cilën posa e nënshkruam këtu para jush me marrëveshje kjo për një shtet me drejtësi pa korrupsion. Për një shoqëri me shëndet, punësim e zhvillim”, tha Kurti, shkruan lajmi.net.

Tutje ai tha se viti 2020 ka treguar se për çfarë ka nevojë vendit.

“Ne e kemi presidenten dhe e cila ka kryer punën me dinjitet dhe ka shprehur integritetin e institucionit dhe ka treguar unitetin e popullit. Në këto zgjedhje që janë referendum duhet të riligjitmojmë këtë, sigurisht se ne kemi shumë punë përpara, por edhe një fitore të madhe. Jemi të zellshëm të palodhshme, do të shërbejmë në përulësi për barazinë e qytetarëve për progresin dhe suksesin e shtetit”, shtoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat