Vjosa Osmani dhe Albin Kurti kanë mbajtur konferencë për media ku kanë zyrtarizuar marrëveshjen e bashkëpunimit mes tyre.
Osmani ka thënë se bashkimi me Kurtin shkon përtej një liste, pasi që sipas saj vendi në 20 vite është udhëhequr nga një mendësi e gabuar.
“Marrëveshja që kemi arritur sot përfaqëson unitetin e qytetarëve tanë. Bashkimi jonë shkon përtej bashkimit rreth një liste. Për dy dekada jonë vendi jonë është udhëhequr nga një mendësi e gabuar. Dhe për këtë arsye ne do të garojmë në një listë të përbashkët. Kjo që është arritur sot shkon përtej emrave individual. Sot dhe për katër vitet në vijim por edhe përtej, ne jemi të vendosur për të luftuar kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka thënë ajo.
Tutje, ai tha se ajo bashkë me Kurtin janë të vendosur për ta respektuar e mbrojtur Kushtetutën e Kosovës.
Ajo është shprehur e bindur se Kurti do jetë kryeministër i ri i vendit.
“Jemi të vendosur për të respektuar e mbrojtur Kushtetutën e Republikës sonë. Besoj që kjo e ardhme është e duhur me arritjen e këtij partneriteti, ku Albin Kurti do të jetë kryeministër i vendit tonë. Kosova ka nevojë për një kryeministër që nuk i mbyllë sytë përpara padrejtësive. Që ka guxim e dinjitet. Ne zotohemi që këtë partneritet do ta trasojmë përmes figurave më të ndritshme të vendit tonë, Skënderbeut, Ibrahim Rugovës e Hashim Thaçit. Jemi një muaj larg zgjedhjeve dhe kjo që arritëm sot reflekton vullnetin e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ai.