Vetëvendosja e Albin Kurtit dhe Iniciativa “Guxo” e Vjosa Osmanit do të garojnë në një listë të përbashkët në zgjedhjet e 14 shkurtit, raporton Express.
Në konferencën me Kurtin, Vjosa Osmani tha se do ta ndjekin rrugën e Ibrahim Rugovës.
“Do të punojmë bashkë dhe do ta ndjekim rrugën e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, Ibrahim Rrugovës e Adem Jasharit. Kjo që arritëm sot reflekton vullnetin e qytetarëve”, ka thënë Osmani.
Ndryshe, marrëveshja mes Kurtit e Osmanit është nënshkruar në hollin e Kuvendit të Kosovës.