Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka folur për herë të parë lidhur me propozimin për debat televiziv që ka ardhur nga kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj.
Kurti thotë se partitë e tjera po garojnë për vendin e dytë e ai e as Osmani nuk kanë çka kërkojnë në atë garë.
“Gara e partive tjera është për vendin e dytë, e as unë e as zonja presidente nuk kemi çka kërkojmë në atë garë”, deklaroi Kurti.
Hoxhaj e ka ftuar Kurtin në pesë debate.