AAK të premten publikon listën e kandidatëve për deputetë, Haradinaj bartës i listës

Aktuale

AAK të premten publikon listën e kandidatëve për deputetë, Haradinaj bartës i listës

Më: 14 janar 2021 Në ora: 14:39
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se do të jetë bartës i listës së kësaj partie në zgjedhjet e 14 shkurtit, por nuk do të ndryshojë qëndrimin se i njëjti do të jetë vetëm kandidat për president dhe jo për kryeministër.

Ai tha se po garojnë me program qeverisës që i përgjigjet sfidave dhe me kandidatë me integritet.

“AAK do të kontribuojë në Parlament dhe Qeveri, dhe me mua si president ta bëjmë Kosovën një shtet me të cilën krenohemi të gjithë dhe të bëhemi anëtarë të NATO-s dhe BE-së”, tha Haradinaj.

Kreu i AAK-së ka prezantuar persona që i janë bashkuar Aleancës dhe të cilët do të jenë për herë të parë kandidatë për deputetë.

“Nesër do të paraqesim listën e plotë të kandidatëve ku dy të tretat janë të rinj”, tha Haradinaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat