Lideri i VV-së, Albin Kurti dhe u.d e presidentes, Vjosa Osmani kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Iniciativa qytetare e Vjosa Osmanit nën sloganin “Guxo”, do të garojë në listë me Vetëvendosjen.
Në iniciativën e Osmanit është edhe Haxhi Avdyli, i cili ka reaguar pas marrëveshjes Kurti-Osmani, ku ka shkruar se me 14 shkurt fillon çlirimi nga keqqeverisja.
“14 SHKURT Referendum për fillimin e etapës së re të shtetndërtimit. Fillon çlirimi nga Keqqeverisja. Kosova ka shpresë”, ka shkruar Avdyli në Facebook.