Ministri në detyrë i Arsimit, Ramë Likaj, përmes një postimi në FB, ka konfirmuar se gjysmëvjetori i dytë në shkolla do të nisë më 18 janar.
Ai thotë se ka kërkuar nga drejtorët e drejtorive komunale të arsimit që të bëhen përgatitjet e nevojshme.
Ky është postimi i plotë i tij:
Sot takova drejtorët e drejtorive komunale të arsimit dhe kërkova që të bëhen përgatitjet e nevojshme për gjysmëvjetorin e dytë që do të fillojë më 18 janar 2021. Parësore mbetet mësimi sipas skenarit A me prezencë në shkolla, mirëpo varësisht nga situata epidemiologjike do të përdoren edhe skenarët tashmë të njohur (B dhe C) të paraparë në udhëzuesin e përgjithshëm. Kërkova bashkëpunim të ngushtë te të gjithë aktorëve në mënyrë që të krijohen të gjitha kushtet për fillim të mbarë të mësimit.
Në takim i pranishëm ishte edhe shefi i zyrës së UNICEF-it në Kosovë z. Murat Sahin, të cilin e falënderova për ndihmën e jashtëzakonshme që na kanë dhënë gjatë kësaj kohe.
#MaskëHigjjienëDistancë
#TiMbajmëShkollatHapur