Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi ka mirëpritur marrëveshjen e arritur sot mes kreut të Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe u.d të Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani për garim të përbashkët në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Në një postim në rrejtin social Facebook, Abazi është shprehur i bindur se më 14 shkurt do të jetë fitore e cila i ngjanë referendumit.
"Në mbrojtje të vlerave të luftës së UÇKs, për dijen dinjitetin e shqiptarve, për një shtet model të demokracisë në Ballkan", deklaroi Abazi, përcjell "Bota sot".
Postimi i plotëa
Në Referendum me 14 Shkurt:
Një kryeministër me vizion e të pathyeshëm!
Një Presidente me guxim e shpresë!
Një parlament që ka dije, bashkon e me vlera!
Një qeveri që zhvillon, avancon, çkapë drejtësinë!
Në mbrojtje të vlerave të luftës së UÇKs, për dijen dinjitetin e shqiptarve, për një shtet model të demokracisë në Ballkan.