Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se me PSHDK do të bashkëpunojnë në zgjedhjet e 14 hkrutit.
“Të dyja subjektet, AAK dhe PSHDK, do të garojnë e bashkëveprojnë si partnerë të barabartë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Postimi në Facebook:
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës, kanë një traditë të mirë bashkëpunimi gjatë rrugëtimit tonë politik.
Sot, së bashku me kryetarin Zef Morina, kemi nënshkruar marrëveshjen për bashkëpunim në zgjedhjet e 14 shkurtit. Të dyja subjektet, AAK dhe PSHDK, do të garojnë e bashkëveprojnë si partnerë të barabartë.
Na priftë e mbara!
RH