Avokati Tomë Gashi ka reaguar pas zyrtarizimit të bashkëpunimit në mes të LVV-së dhe Vjosa Osmanit.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se me 14 shkurt kemi referendum dhe se me Albinin kryeministër rikthehet qeverisja e mirë, ndërsa me Vjosa Osmanin, legjitimohet presidentja që e do populli, përcjell Bota sot.
Gashi ka thënë se viti 2021 do të jetë historik për Kosovën, ku do të ndahemi përfundimisht nga e kaluara e hidhur.
Postimi i tij i plotë:
Me 14 shkurt 2021 kemi referendum!
Me Albin Kurtin Kryeministër, rikthehet qeverisja e mirë.
Me Vjosa Osmanin, legjitimohet Presidentja qe e do populli.
Viti 2021, vit historik për Kosovën!
Përfundimisht po ndahemi nga e kaluara e hidhur, në te cilën na sollën ata që qeverisen për 20 vjet.
Me VETËVENDOSJE!-n dhe me VJOSËN!