Analisti reagon ashpër ndaj Osmanit: Ja cilat protokolle të Presidencës i shkeli me marrëveshjen e Kurtit

Aktuale

Analisti reagon ashpër ndaj Osmanit: Ja cilat protokolle të Presidencës i shkeli me marrëveshjen e Kurtit

Nga: A.Morina Më: 14 janar 2021 Në ora: 16:11
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Analisti politik, Fitim Salihu, ka reaguar pas marrëveshjes së arritur mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendojse, Albin Kurti dhe U.d. të Presidenetit të Kosovë, Vjosa Osmani.

Salihu ai ka kritikuar ashpër Osmanin, ai tha se kjo e fundit e ka keqpërdorur detyrën e saj si U.d. e Presidentit të Kosovës, duke shkelur protokollet e Presidencës. Analisti tha se në paraqitjen e tyre në konferencën për media ata e mbajtën vetëm për ndarje postesh dhe jo ideologji politike.

"Vjosa e shkeli protokollin kur si Presidente në detyrë iu referua Kurtit si kryeministër, edhe pse ai nuk është kryeministër. Presidenti është institucion dhe nuk shpreh aty dëshira. Zyrtarisht Kosova e ka kryeministrin e vet dhe ai nuk është Kurti. Por, kështu është kur më shumë se Presidente je një fanse personale e Kurtit. Atij që vjet i thoshte Hugo Çavez, tash e ka bërë idhull", shkroi Salihu në Facebook, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

1. Asnjë fjalë nuk e thanë për programet e marrëveshjes edhe pse vijnë nga dy ideologji të ndryshme. Vetëm për poste folën. Me rëndësi karriget: "I madh je, kryeministër." "Ti je më e madhe, presidente." "Jo, jo, kryeministër, ti je më i madhi." "Ooo, jo bre, ti je më e..."

2. VV-ja e ka përmendur Murat Jasharin për President. Por, në mes të familjes Jashari dhe Vjosa Osmanit, ata zgjodhën Vjosën. Pra, Jasharët prapë vetëm u keqpërdorën për poena politikë dhe në fund u mashtruan e u harruan.

3. Vjosa e pati sloganin "Guxo" por vetë nuk guxoi të garonte e vetme. Kaq për përkrahjen popullore për të dhe kaq për guximin e saj.

4. Vjosa pati thënë që nuk shkon në VV për sa kohë që aty ka ish LPK-istë. Sa e di unë, aty akoma janë Hydajet Hyseni e Emrush Xhemajli. Prandaj, në politikë nuk bën të thuash "kurrë". Aq më pak ta theksosh si fort germën "rr" se pastaj duhet t'i hash fjalët e tua.

5. Vjosa e shkeli protokollin kur si Presidente në detyrë iu referua Kurtit si kryeministër, edhe pse ai nuk është kryeministër. Presidenti është institucion dhe nuk shpreh aty dëshira. Zyrtarisht Kosova e ka kryeministrin e vet dhe ai nuk është Kurti. Por, kështu është kur më shumë se Presidente je një fanse personale e Kurtit. Atij që vjet i thoshte Hugo Çavez, tash e ka bërë idhull.

6. Vjosa e ka vënë Presidencën në shërbim të fushatës zgjedhore. Sot negociatat me Kurtin i bëri në Presidencë, kurse protokolli i Presidencës është parë duke e organizuar nënshkrimin e marrëveshjes. Çfarë keqpërdorimi i gërditshëm!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat