Akuza ndaj Osmanit dhe Kurtit pas marrëveshjes: Ia dhanë presidentin dikujt që rrethohet nga dy njerëz

Aktuale

Akuza ndaj Osmanit dhe Kurtit pas marrëveshjes: Ia dhanë presidentin dikujt që rrethohet nga dy njerëz

Nga: A.Zh Më: 14 janar 2021 Në ora: 16:48
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Anëtari i PSD-së Shkodran Hoti, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për bashkëpunim në zgjedhjet e 14 shkurtit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe nismës “Guxo” të Vjosa Osmanit.

Hoti ka hedhur dyshime se kandidatët e Osmanit nuk do të fitojnë më shumë se 2-3 vende në Kuvend, përcjell Bota sot.

Sipas Hotit, Osmani dhe VV-ja kanë bërë pazar me postin e presidentit, duke ia dhënë këtë pozitë Osmanit , që siç ka thënë ai “rrethohet nga dy njerëz”.

Postimi i Hotit në Facebook:

Disa gjëra për koalicionin VV-Vjosa (VVV):

1. Vjosa ia përcaktoi vetes peshën politike sa AKR. Potencialisht do t'i ketë 10 vende në listë, e nuk dihet nëse do të arrijë t'i fitojë 2-3 mandate. Peci dhe Dr. Haxhi Avdyli nuk e kanë të sigurt mandatin.

2. Vjosa doli nga partia që ia dha pozitën e kandidates për kryeministre e shkoi të një listë duke e pranuar një kandidat tjetër për kryeministër.

3. Teksa edhe Vjosa edhe VV e shihnin të paarsyeshme ambicien e Ramush Haradinajt për president meqë kishte vetëm 14 deputetë, ata bënë pazar për postin e presidentit. Kjo pozitë iu dha dikujt që nuk ka fare parti, dikujt që rrethohet nga dy njerëz, Peci dhe Dr. Haxhi Avdyli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat