“Dashuriçka në mes të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit” - Miftaraj vë bast se nuk do të zgjasë më shumë se 365 ditë

Aktuale

“Dashuriçka në mes të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit” - Miftaraj vë bast se nuk do të zgjasë më shumë se 365 ditë

Nga: A.Morina Më: 14 janar 2021 Në ora: 17:16
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka komentuar marrëveshjen e arritur mes kreut të VV-së, Albin Kurtit dhe U.d. të Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani. Këta të fundit, disa orë më parë nënshkruan marrëveshjen për garimin në një listë të përbashkët në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Miftaraj tha se dashuriçka në mes të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit nuk do të zgjasë më tepër se një vit kalendarik.

"Aleancat politike në Kosovë janë të destinuara të dështojnë. Nga miq në armiq dhe anasjelltas nga armiq në miq!", shkroi Miftaraj në Facebook, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Ve bast nje dreke modeste deri 50 Euro se dashuriçka ne mes te Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit nuk do te zgjas me teper se nje vit kalendarik, respektivisht 365 dite nga sot.

Osmani do ta akuzoj Kurtin se ka shkelur parimet e vendosura ne marreveshjen e dates 14 janar 2021!

Kurti do te ia permend se ne kohen kur nuk ke GUXUAR te garosh e vetme, VV te ka dhene super hapesire prej 10 vendeve ne listen zgjedhore.

Aleancat politike ne Kosove jane te destinuara te deshtojne. Nga miq ne armiq dhe anasjelltas nga armiq ne miq!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat