Ish-ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi do të jetë aderimi i radhës në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).
Burimet kanë bërë të ditur se aderimi i tij do të bëhet gjatë ditës së nesërme.
“Zyrtarizimi i Bytyqit do të bëhet nesër”, kanë thënë këto burime brenda PDK-së.
Ish-ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka qenë pjesë e Nismës Socialdemokrate, i cili më pastaj i është bashkuar partisë së Dardan Molliqajt.
Kosova do të mbajë zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 14 shkurt.