Analisti shqiptar në Amerikë Bleron Baraliu, ka e ka quajtur “aderim” marrëveshjen e nënshkruar sot mes Vjosa Osmanit dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai ka thënë se me këtë lëvizje, më nuk ekziston nisma “Guxo” e Osmanit, përcjell Bota sot.
Baraliu parashikon që Osmani do të dështojë të bëhet presidente e Kosovës, duke thënë se ajo do të kthehet në politikë e “gjymtuar”.
Ndërkaq, për Albin Kurtin, analisti parashikon fitore në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Postimi i Baraliut në Facebook:
Këtë nuk e prisja. Nuk ka koncept më të shtrembër se sa Vjosa të shuajë aktivizimin e saj duke garuar për Presidente. Jo që jam fans i saj, ende kam rezerva të thella në shkathtësitë dhe metodat në fakt, por rebelizmi i saj ishte katalist për ndryshim e progres në LDK, qoftë duke e ndarë votën në këto zgjedhje.
Tash, kjo lëvizje, me automatizëm nënkupton se nisma e saj, Guxo, më nuk ekziston, dhe nuk mund të pres tërheqjen e votës kundrejt LDK-së as përafërsisht siç do të mund ta bënte duke garuar si entitet i veçantë (edhe qoftë në koalicion). Përndryshe VV do të marr votën që do merrte nga LDK, me nuanca jo dramatike shtesë për shkak të Vjosës në listë (do ta analizoj gjatë ditëve në vijim).
Në përgjithësi do të cilësoja këtë hap të Vjosës si një aderim në VV, e jo bashkim listash/koalicion. Megjithatë, pasi do të dështojë (pa asnjë mëdyshje) të fitojë postin e Presidentit, Vjosa do të kthehet në politikë, por tejet e gjymtuar. Albini, në anën tjetër, nga kjo nxjerrë një fitore, megjithatë, duke margjinalizuar dhe më tutje një 'rival potencial'.