Ish-anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, e cila kishte braktisur këtë parti pas përplasjeve që kishte pasur me Albin Kurtin, ka reaguar pasi ky i fundit ka nënshkruar marrëveshje politike me Vjosa Osmanin.
Dërguti në mënyrë indirekte ia ka kujtuar Osmanit kohën kur e kishte quajtur Albin Kurtin si “Chavez”.
“Chavez? A? Diçka për Mitrovicën?”, ka shkruar Dërguti.
Osmani sot në marrëveshjen e arritur me Kurtin ka fituar kandidaturën e saj për presidente.