Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se vajza e tij, Marigona Geci është zyrtarish kandidate për deputete nga radhët e LDK-së.
Geci ka kërkuar nga mbështetësit e LDK-së ta votojnë vajzën e tij që të bëhet deputetja më e votuar femër nga radhët e LDK-së.
"Sot zyrtarisht Marigona Geci e paska mbushur formularin e kandidaturës për deputete, ftoj të gjithë mbështetësit e mij dhe të LDK-së që ta mbështesim Marigona Gecin që të bëhet deputetja më e votuar femër nga radhët e LDK-së", deklaroi Geci, përcjell "Bota sot".
Postimi i plotë
Të dashur miq,
Sot zyrtarisht Marigona Geci e paska mbushur formularin e kandidaturës për deputete, ftoj të gjithë mbështetësit e mij dhe të LDK-së që ta mbështesim Marigona Gecin që të bëhet deputetja më e votuar femër nga radhët e LDK-së.
Ju falendëroj për mbështetjen dhe ju lus që ta shpërndani tek miqtë e juaj.
