Veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Fatmir Bajraj, ka kritikuar ashpër Vjosa Osmanin, për marrëveshjen e nënshkruar sot me Lëvizjen Vetëvendosje.
Bajraj ka thënë se sot Osmani ka hequr dorë nga identiteti i saj, në këmbim “të egos për pushtet”, përcjell Bota sot.
Ai ka akuzuar presidenten në detyrë se ajo “u zhvesh lakuriq nga identiteti fals, si ithtare e binomit unik: Rugova dhe Jashari”.
Postimi i plotë i Bajrajt në Facebook:
Vjosa i çoi duart nga identiteti, në këmbim të egos për pushtet!
Sot, Vjosa ia ktheu shpinën edhe Adem Jasharit, sikurse kohë më parë, presidentit historik Rugova.
Vjosa sot nuk kishte me vete as Flamurin e Dardanisë, simbolin e presidentit historik, Ibrahim Rugova, të cilin e keqpërdor për lavazh truri të turmave për votë, por këtu nuk ia duron dot lideri!
Albini i tillë ishte, por Vjosa sot, u zhvesh lakuriq nga identiteti fals, si ithtare e binomit unik: Rugova & Jashari!
Vjosa sot edhe botërisht dhe legalisht u dorëzua dhe nënshtrua deri në poshtërim, egos personale për pushtet dhe LVV-së, së Kurtit, antipod ekskluziv i projektit nacional të presidentit Rugova, Kosova shtet sovran dhe demokratik.
Në fund, përveç egos personale për pushtet, nuk do t'i mbetet asgjë nga identiteti, integriteti dhe as dinjiteti, duke mbetur "lakuriq" në ndjekje të ëndrrës së sëmurë vet-shkatërruese!