Analisti i njohur, Nexhmedin Spahiu thotë se kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj me ftesën për debat televiziv me Vjosa Osmanin, si dy kandidatë për president, është treguar me “xhek” dhe është në pozitë më të mirë për ta marrë pozitën e presidentit.
“Gjasat më të mëdha për president nga të gjithë të tjerët në këtë garë, i ka Ramush Haradinaj”, ka thënë Spahiu.
Sipas tij, Haradinaj nuk po sillet si Kurti, i cili tha se s’del në debat televiziv, sepse dihet fituesi.
“Kjo propotencë e Kurtit mund ta shkatërrojë rezultatin e VV-së, nëse kështu vazhdohet deri në fund”, ka thënë Spahiu në RTK.
Spahiu ka përmendur edhe rastin e humbjes së zgjedhjeve nga Isa Mustafa për kryetar të Prishtinës kur kishte thënë se i “fiton zgjedhjet me duar në xhepa”.
“Sepse, elektorati i Prishtinës me atë deklaratë të Mustafës u ndje i lënduar në sedër dhe fare lehtë mund t’i ndodh e njëjta edhe Kurtit”, ka thënë ai.