Kandidati për deputet nga Partia Demokratike, Ramiz Kelmendi, ndonëse e kritikoi fillimisht Lëvizjen Vetëvendosje, ka thënë se do të ishte i kënaqur për një bashkëpunim me këtë parti.
Në Rubikon ai e ka quajtur këtë parti “komuniste e të kamufluar”, por më pas, ka folur për bashkëpunim.
Ai ka folur edhe për kthimin e tij në politikë në veçanti në PDK. Ka thënë se fillimisht nuk ka pasur vija të kuqe për asnjë parti, por më pas ka vendosur t’i bashkohet PDK-së.
“Nuk kam pasur vija të kuqe as për Vetëvendosjen. Jam për bashkëpunimin PDK-Vetëvendosje. Unë edhe jam i gatshëm të flijohem që ky bashkëpunim ta çonte përpara vendin. Do të isha i lumtur po t’i shihja PDK-VV bashkë. Ky do të ishte kthim i besimit, sidomos të të rinjve. Bashkë do t’i çonin përpara të mirat, jo hidhërimet”, u shpreh Kelmendi.