Biznesmeni i njohur Ramiz Kelmendi, i cili ditë më parë iu bashkua Partisë Demokratike të Kosovës, ka folur rreth kthimit të tij në skenën politike.
Kelmendi në Rubikon,s, ndërsa e cilësonte veten lokomotivë, tha se rikthimi i tij në politikë qe i nevojshëm, pasi Qeverisë dhe Parlamentit i mungonte profesionalizmi i tij.
”U ndërtua hekurudha pak më gjatë dhe u riktheva në PDK ku dhe isha, ku dhe garova në zgjedhjet e fundit ku isha pjesë e PDK-së ku dhe kalova në LDK si zëvendëskryeministër”.
”Në zgjedhjet e kaluara zgjodha të pauzojë, por pash që spektrit politik për çështje ekonomike po i mungoj. Dhe parlamentit dhe Qeverisë, profesionalizmi im dhe mundësia për të kontribuar për zhvillimin e shpejtë të Kosovës, po i mungon dhe desha që atë ta plotësojë maksimalisht në kohën e viteve të mia para pensionimit”.
Ju përmendët hekurudhën, a e cilësoni në këtë mënyrë një lloj lokomotive?
”Njohuritë e mia, profesionalizmi im, përvoja ime, është lokomotivë zhvillimore e Kosovës”.
”Është mirë që jam kyqur dhe pres që kërkesa që ishte e PDK-së, për t’u rikthyer – që është një kërkesë që Kosovën ta ndihmojmë të kthehet në binarët e Bashkimit Europian”.