Analisti Bleron Baraliu, ka thënë për aderimin e Vjosa Osmanit në listën zgjedhore për deputetë, se ky zhvillim rrit mundësinë që Vetëvendosje të formojë qeverinë e vetme.
Megjithatë, sipas Baraliut, VV’ja dhe Osmani të ndarë do të merrnin më shumë vota.
“Vetëvendosja do të del e para me ose pa Vjosën. Me siguri që të ndarë do të merrnin më shumë. Por, Me aderimin e Vjosës rritet mundësia që Vetëvendosje të formojë qeverinë e vetme”, është shprehur Baraliu në T7.
Tutje, Baraliu tha se Vjosa e ka të pamundur të bëhet presidente, andaj iniciativa politike e Osmanit është e vështirë të themelohet.
“Është ndërtuar një koncept se Albini duhet të bashkëpunojë me Vjosën”.
“Problemi është që pas këtij hapi do të jetë shumë vështirë të themelohet iniciativa e re e saj, sepse ajo nuk ka shanse të zgjedhet presidente”, shtoi Baraliu.