Opinionisti Hysni Gashi i ka reaguar Milaim Zekës, pas deklaratës së bërë në televizionin publikë, ku ka përmendur emrin e Kadri Bashnjakit.
Gashi në reagimin e tij ka thënë se Milaim Zeka nga injoranca e paniku i bashkëpunimit ndërmjet Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit, ka thënë se qytetari nuk i beson këtyre të fundit.
Ndërkaq, Gashi e ka quajtur Zekën i pafytyrë e mashtrues.
Reagimi i plotë:
Sot, ne Imazh ne RTK ishin të ftuar Nexhmedin Spahiu dhe Shqipe Pantina e PSD-së. Ndërsa i lidhur ne skype ishte Milaim Zeka.
Ndërkohë gjatë debatit, gazetari i bën pyetje këtij të fundit për koalicionit në mes Listës se Vjosa Osmanit me Albin Kurtin e LË.
Ndërkaq, Milaim Zeka nga injoranca e paniku i këtij koalicionit thotë se nuk i beson qytetari këtij koalicioni madje e kemi pas një budalla ne Drenicë, Kadri Bashnjaki që nuk do t’i besonte Albinit e Vjosës.
Milaim Zeka fakt se Kadri Bashnjaki ka qenë me të meta dhe e keqja askujt nuk ka qenë. Por i pafytyrë, mashtrues e përfiter si ti nuk ka qenë e as ne Jata e Milloshit nuk ka punu me zbraz Kosovën si ju.
Me ç’rast ti nuk ke faj, faj ka prokuroria që e hesht ketë rast dhe RTK me taksa tona që të jep hapësirë matrapaz si puna jote me dal me fye njeriun me të meta mentale dhe i vdekur, duke ja shtuar dhimbsen familjes e sigmatizu atë ne TV.
Turp, Turp!