Lutfi Haziri: Kemi me punu natë e ditë me zgjatë mandatin – LDK është e madhe

Aktuale

Lutfi Haziri: Kemi me punu natë e ditë me zgjatë mandatin – LDK është e madhe

Më: 14 janar 2021 Në ora: 22:32
Avdullah Hoti

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se i ka vizituar sonte në Gjilan, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti.

Haziri thotë se pritja e Hotit u bë nën respektimin e masave antikoronavirus, ndërsa theksoi dhe rolin e LDK-së në skenën politike, duke potencuar se pa të nuk ka zgjedhje as zgjidhje.

”Bashkë me strukturat e LDK-së në Gjilan, duke respektuar rregullat anti-COVID-19, e mirëpritëm kryeministrin aktual dhe në ardhje, mikun tim, Avdullah Hoti, në kuadër të mobilizimit për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kemi me punu natë e ditë me ia zgjat mandatin sepse kemi shumë arsye për këtë. LDK e Gjilanit është ngritur në këmbë që ta mbështesë listën fituese.

Njëkohësisht, i prezantuam edhe pesë kandidatët tanë për deputetë: Lirije Kajtazi, Valentina Bunjaku Rexhepi, Imet Rrahmani, Faton Bislimi e Ramiz Ramadani. Pa LDK, s’ka as zgjidhje as zgjedhje. Roli i LDK-së është zhvillimi, ndërtimi dhe ruajtja e Republikës. LDK është e madhe. Na priftë e mbara!”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat