Gazetari Valon Syla ka komentuar marrëveshjen e bashkëpunimit në mes kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe u.d të presidentit, Vjosa Osmani.
Syla përmes një postimi ka thënë se LDK-ja ka shpëtuar pasi sipas tij rugovistat e vërtetë nuk e votojnë kurrë Vetëvendosjen.
“LDK shpëtoi. Rugovistave të vërtetë që thirret Vjosa Osmani se i përfaqëson, s’ua u qet dora me votu Vetëvendosjen, kurrë. Ata e votojnë veç LDK’në, ose s'dalin hiq”, ka shkruar Syla.
Kreu i LVV-së, Albin Kurti dhe u.d e presidentit, Vjosa Osmani kanë nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit.
Përmes një konference Kurti dhe Osmani kanë bërë të ditur se do të garojnë në listë të përbashkët në zgjedhjet e 14 shkurtit.