Këshilltari i Vjosa Osmanit: Do ta kalonim pragun zgjedhor edhe pa LVV-në

Aktuale

Këshilltari i Vjosa Osmanit: Do ta kalonim pragun zgjedhor edhe pa LVV-në

Më: 14 janar 2021 Në ora: 23:42
Vjosa Osmani dhe Faton Peci

Këshilltari i u.d të presidentes, Vjosa Osmani, Faton Peci, ka folur për bashkëpunimin mes iniciativës së Osmanit me Lëvizjen Vetëvendosje për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai ka thënë se edhe po të shkonte e vetme në zgjedhje, iniciativa “Guxo” e Osmanit do të kalonte padyshim pragun zgjedhor.

“Kalimi i pragut për ne nuk ka qenë problem, ne kemi llogaritur deri në 8% dhe këtë po ua them që të jem korrekt me ju dhe opinionin.

Por, sipas ekspertëve që kanë qenë të angazhuar kanë vlerësuar se binomi Osmani – Kurti e rritë edhe më shumë entuziazmin për ndryshim. Ky binom ne po e konsiderojmë se është zgjidhja më e mirë për qytetarët dhe Kosovën”, ka thënë Peci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat