Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, e ka krahasuar Albin Kurtin me Ahmet Zogun.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nuk befasohet fare nëse Albin Zogu, siç e ka quajtur, ka në plan që ta shpallë veten mbret, përcjell Bota sot.
“Paramendojeni një mbret majtist”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Qysh ja kanë nisë me u hapareshë, nuk befasohem fare nëse Albin Zogu ka në plan të fitojnë numrin e mjaftueshëm të votave për të shpallë veten mbret ... paramendojeni një mbret majtist!