Osmanit i vjen edhe një reagim nga LDK, e quajnë profitere

Aktuale

Osmanit i vjen edhe një reagim nga LDK, e quajnë profitere

Nga: G.B Më: 15 janar 2021 Në ora: 09:27
Dren Hyseni

Anëtari i kryesisë së Degës së II-të të LDK-së, Dren Hyseni, ka reaguar ndaj Vjosa Osmanit, pas marrëveshjes me Albin Kurtin, ku dhe do të jetë pjesë e VV-së në zgjedhje, bashkë me listën e saj.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Lista e Osmanit nxjerr në pah vetëm interesin e saj dhe përfitimet për egot e saj të shthurua, përcjell Bota sot.

Ai ka shtuar se kështu ajo shndërrohet në profitere në kurriz te të tjerëve, që nuk përfitojnë asgjë, por vetëm mund dhe jo shpërblim.

Postimi i tij i plotë:

Lista “Vjosa Osmani” nxjerre në pah vetëm interesin e pozitës së saj dhe përfitimit për egot e saja të shthurura, duke e kthyer kështu atë në një profitere mbi kurrizin e të tjerëve, pa përfituar ata asgjë, veçse mund pa shpërblim.

D.H.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat