Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak, në 22-vjetorin e kësaj masakre.
Hoti ka thënë se këta trupa asnjëherë nuk do të prehen të qetë deri sa të dënohen ata që e kanë kryer këto krime.
“Sot në këtë ditë të veçantë bëmë nderimet në këtë vend të ku ka ndodhur një ngjarje e tmerrshme. Fillimi i vitit është gjithmonë i dhimbshëm për plot familje”.“…ngjarja që ka ndodhur këtu e ka senzibiluar botën për gjendjen terrorin e vrasjeve që ndodhnin në atë kohë në Kosovë”.
“Asnjëherë nuk do të prehen të qetë këta trupa derisa ata që kanë kryer këto vepra nuk e marrin vendimin e merituar”.
Më 15 Janar 1999, në Reçak u vranë e u masakruan 44 shqiptarë të paarmatosur.Masakra e Reçakut u dëshmua nga misioni i OSBE-së në Kosovë, që ndikoi në ndërhyrjen e NATO-s ndaj caqeve serbe.
Ish- shefi i misionit të OSBE-së, Wiliam Walker, kishte alarmuar se në Kosovë po ndodh krim kundër njerëzimit.