Më 15 janar bëhen 22 vjet nga masakra e Reçakut në komunën e Shtimës.
Sikur të mos mjaftonte ekzekutimi barbarë, forcat serbe i kishin mbajtur për dy javë trupat e 45 shqiptarëve në morgun e Prishtinës, nën arsyetimin se po i bënin autopsi.
Autoritet serbe refuzonin t’i dorëzonin trupat e vrarë tek familjarët, pasi kundërshtonin që të organizohej një ceremoni masive varrimi
Misioni i OSBE-së në atë kohë pas dy jave kishte negociuar me autoritetet pushtuese serbe dhe kishte marrë trupat e shqiptarëve të vrarë nga morgu i Prishtinës për t’ia dorëzuar familjarëve.
Në pamjet e asaj kohe shihen se si trupat e shqiptarëve ishin futur në qese të zeza dhe zvarrë i dërgonin në kamion nga morgu i Prishtinës.
22 vite më parë masakra e Reçakut nxiti reagime ndërkombëtare që shpejtojë edhe ndërhyrjen e NATO-s.