Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka thënë se në përkujtim të masakrës së Reçakut ka bërë hapjen e punimeve të grupit punes për themelimin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës.
“Populli ynë u ngrit nga hiri dhe dhimbja për të gjithë ata që u flijuan për lirinë tonë na shërben si forcë për të rindërtuar. Kosova nuk do t’i harrojë kurrë!”, ka shkruar mes tjerash ministri Selimi.
Shkrimi i tij i plotë:
Në përkujtim të masakrës së Reçakut, sot kam bërë hapjen e punimeve të grupit punues për themelimin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, i cili do të jetë adresë e kujtesës sonë kolektive. Populli ynë u ngrit nga hiri dhe dhimbja për të gjithë ata që u flijuan për lirinë tonë na shërben si forcë për të rindërtuar. Kosova nuk do t’i harrojë kurrë!
