Gazmend Muja i PDK-së thotë se do ta përkrahë në zgjedhjet e jashtëzakonshme vëllain e tij, Armend Mujën që pak ditë më parë ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje.
Gazmend Muja e ka publikuar një fotografi në Facebook me vëllain e tij, Armendin.
Ai tha se aderimin e vëllait, Armend Muja në subjektin politik LVV familja e tij e pranojnë si respekt dhe konsideratë që i bëhet familjes Muja.
“Aderimi i tij në këtë subjekt është vlerë e shtuar për LVV, ndërsa obligim për Armendin që me përkushtimin më të madh ta begatojë edhe më shumë misionin e tij prej politikani. Nga ana ime-si vëlla, do ta ketë mbështetjen e plotë në arritjen e objektivave të tij, gjithmonë në shërbim të qytetarëve”, ka thënë ai.