Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj do të mbajë konferencë për media, shkruan Gazeta Express.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media.
“Ministri i Shëndetësisë, z. Armend Zemaj, sot (15.01.2021) do të mbaj konferencë për media.
Konferenca do të mbahet në Ministrinë e Shëndetësisë në orën 15:00”, thuhet në njoftim.
Dje u raportua për masat e reja që priten të hyjnë në fuqi nga vikendi.
Ora policore do të hiqet në të gjitha komunat e vendit. Do të zgjatet orari i punës për lokalet e gastronomisë. Po ashtu, do të lejohet veprimtaria e tregjeve publike të automjeteve.
Qeveria e Kosovës në detyrë, së shpejti pritet t’i miratojë masat e reja anti-Covid.
Siç merr vesh media nga burime brenda Ministrisë së Shëndetësisë, do të hiqet ora policore në të gjitha komunat e vendit.
Po ashtu, do të zgjatet orari i punës për gastronominë, nga ora 20:00 sa është tani, deri në orën 21:00 ose 22:00, kjo do të bëhet për secilin kategorizim të komunave.